E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuar për vrasjen e 2 personave në 1997, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

Gjykata Penale ka vendosur dënimin me 23 vite burg për Tomor Çelën, i akuzuar për vrasjen e dy personave gjatë ngjarjeve të vitit 1997.

Çela u ekstradua nga SHBA-të më 2 qershor 2022, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Çela kërkoi rigjykim dhe togat e zeza lanë në fuqi të njëjtin vendim të dhënë më herët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›