E Hënë, 2 Nëntor 2026

“I bëni takimet ku të doni, por jo duke përdorur strukturën”, Rama mesazh për të gjithë kandidatët, çfarë porosie ka për ata në listë të mbyllur

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ju ka dërguar një emsazh të gjithë akndidatëve socialistë, duke i kërkuar që të mos hapin zyra elektorale përtej zonës që atyre i takon.

Në mesazhin e tij numri një i PS thekson se deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por jo duke përdorur  strukturën, pasi kjo e fundit është në funksion të qëllimit të përbashkët dhe jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti.

Mesazhi i Ramës:

Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›