E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar me 20 vite burg për rrëmbim personi e trafik droge, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari nga Saranda

Një 40-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Spanjë me qëllim ekstradimin e tij.

Në kuadër të bashkëpunimit me autoritet spanjolle është bërë i mundur arrestimi i Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Ogiçi është i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë janë në proces.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›