E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjenden armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

TIRANË, 14 shkurt /ATSh/ Një 63-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Policia njoftoi sot se në kuadër të operacionit të koduar “Kllojka” u arrestua M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.

Sipas policisë gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›