I ofroi marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari, por i vodhi paratë dhe celularin, arrestohet 49-vjeçarja në Durrës

Një 49-vjeçare e shpallur në kërkim dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Last Threat” është arrestuar nga policia e Durrësit.
Shtetasja A.H akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
49-vjeçarja ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash./vizionplus.tv