E Diel, 1 Nëntor 2026

E zbuloi droni, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin, kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, të cilat i kishte kultivuar në oborrin e banesës në fshatin Kodër Shullaz.

Në pranga ka rënë shtetasi Hajdar Lama, banues në Kurbin, njofton policia.

Pas kontrolleve me dron, ai u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›