Juristet: Vendimet Kushtetueses te mos politizohen
Rozeta Rapushi
Juristet shprehen se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet te interpretohen politikisht. Pas deklarates se Kryeministrit Sali Berisha se Gjykata Kushtetuese ka pushtet absolut dhe duhen reforma, anetare te gjykates Kushtetuese dhe ish-kryetare te saj, kane shprehur rezerva mbi kete deklarate.
Ish-kryetari i gjykates, njekohesisht juristi i mirenjohur, Rustem Gjata, tha ne nje reagim per gazeten "Koha Jone" se ne pergjithesi vendimet qe jep Gjykata Kushtetuese nuk duhet te merren si politike, apo interpretohen si te tilla. Teper i rezervuar ne dhenien e komenteve mbi deklaraten e Kryeministrit, pasi, sic u shpreh Gjata, ka nevoje per analize, ai mundi te thote vetem se ne rast reformash apo kerkesave per ndryshim te institucionit, duhen pare eksperiencat boterore e vendeve te zhvilluara. "Duhen studime te thella mbi kompetencat e Gjykates Kushtetuese per te arritur ne nje vendim mbi te si institucion. Se vende te ndryshme te botes kane praktika te ndryshme dhe kompetenca te ndryshme per Gjykaten Kushtetuese", u shpreh Gjata. Sipas tij, nese nis te diskutohet per te, duhen pare me kujdes te gjitha eksperiencat e vendeve te zhvilluara. Gjata nuk u zgjat me tej ne dhenien e komenteve mbi deklaraten e fundit te Kryeministrit per kompetencat e institucionit me te larte kushtetues.
Ndersa anetaret aktuale te Gjykates Kushtetuese preferuan te heshtin mbi qendrimin e fundit te Kryeministrin. Ndonese preket institucioni ku ata punojne, anetaret e gjykates nuk dhane komente mbi deklaratat qe vinin nga ekzekutivi per reforma. Te kontaktuar nga gazeta, anetaret Fehmi Abdiu dhe Gjergj Sauli nuk dhane komente mbi fjalet e kreut te qeverise. Sauli u shpreh se nuk i takon anetareve te shprehen per ceshtje te tilla, pasi, sipas tij, paragjykohen paraprakisht ne te tilla menyra. Ndersa, ndryshe nga Sauli, Fehmi Abdiu refuzoi te merret me deklaratat e Kryeministrit. "I kam mbyllur ceshtjet me Kryeministrin une, s'kam c'te them hic per to", tha Abdiu. Duke hequr dore keshtu nga dhenia e komenteve mbi qendrimet e shprehura nga Kryeministri.
Debati
Diskutimet mbi kompetencat e Gjykates Kushtetuese apo pushtetin e saj, nisen pas kthimit nga ky institucion te ligjit te "gjobave" te qeverise. Vetem dy dite me pare, ky institucion pas disa muajsh shqyrtimi, vendosi t'i jape te drejte biznesit ne ankesat e tij per gjobat dhe jo qeverise ne ligjin per "Procedurat Tatimore". Gjykata vendosi qe te rrezoje si te papajtueshem me Kushtetuten piken 2 te nenit 3 te ketij ligji, qe detyronte bizneset te parapaguanin gjoben e vene ne masen 15%, pa u shprehur per te me pare me nje vendim te formes se prere gjykata. Ne kete institucion u ankuan bizneset ne vend qe nuk pranonin te paguanin 15% te gjobave qe mund t'ju viheshin, para se gjykata te jepte vendimin nese ato jane te drejta apo jo. Debati mbi ligjin qe mori ndryshe nofken ligji i "gjobave" nisi nje vit me pare. Pikerisht ne maj, kur qeveria e dorezoi ne Kuvend dhe e mbrojti per miratim si nje mase e domosdoshme qe do te parandalonte evazionin fiskal. Ligji u kundershtua jo vetem nga opozita, por dhe nga ish-presidenti Alfred Moisiu qe e ktheu ne Kuvend per rishqyrtim. Por dhe tentativa e Moisiut ra poshte, pasi mazhoranca e votoi per se dyti.
Perplasja
Merite mes qeverise dhe Gjykates Kushtetuese arriten kulmin me rrezimit nga kjo gjykate e nje neni ne ligjin per "Procedurat Tatimore". Nenit qe detyronte biznesin te parapaguante ne masen 15% gjoben, para se te shprehej per te me vendim te formes se prere gjykata. Ky nuk eshte ligji i pare i qeverise se djathte qe kjo gjykate kthen per papajtueshmeri me Kushtetuten.