I shkuan një hap larg Kupës së Botës, presidentja Vjosa Osmani dekoron përfaqësuesen e Kosovës në futboll

Të martën Kosova humbi 0-1 kundër Turqisë në Prishtinë, për finalen play-off të Botërorit 2026.
- S’ka Botëror për Kosovën, ‘Dardanët’ mposhten 0-1 nga Turqia në Prishtinë! Miqtë në fazën e grupeve pas 24 vitesh
- PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka akorduar sot një dekoratë përfaqësueses dardane të futbollit, pavarësisht humbjes 0-1 nga Turqia të martën mbrëma në finalen play-off për kualifikim në Botërorin 2026.
Paçka humbjes, Osmani ka thënë se futbollistët e kanë veshur me krenari fanellën e Kosovës dhe i ka përgëzuar për rrugëtimin e tyre. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe futbollistët Vedat Muriqi e Valon Berisha.
Kosova i shkoi një hap larg Kupës së Botës që këtë verë zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.