Masa të shtuara të sigurisë para ndeshjes Kosovë-Turqi

PRISHTINË, 31 mars/ATSH/ Policia e Kosovës, para ndeshjes së sotme finale play-off për kualifikim në Kupën e Botës 2026 Kosovë-Turqi, bëri të ditur se ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të kësaj ndeshjeje, janë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organizatorët. Policia e Kosovës, së bashku me strukturat mbështetëse angazhohen për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes dhe lehtësimin në qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/KosovaPress//r.e/