E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë vendos sot për fatin e kryebashkiakut

Ditën e sotme, 8 korrik, në orën 12:00, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt dhe Elman Abules për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjyqtarët do të shqyrtojë argumentet e dhëna nga mbrojta e Veliajt dhe po ashtu edhe mbrojta e Abules më pas edhe argumentat e SPAK pse nuk duhet të ndryshojnë masat e sigurimit.

Në fund Gjykata e Lartë do të thotë fjalën e fundit nëse Veliaj do të qëndrojë në qeli apo do të fitojë lirinë.

Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Medi Bici dhe Sokol Binaj, ndërsa relatore e çështjes është Albana Boksi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 dhe është nën hetim për korrupsion e pastrim parash.

Kryebashkiaku, më 19 maj, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›