E Hënë, 2 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 31-vjeçari! Pritet ekstradimi drejt Kosovës

Një 31-vjeçar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan këtë të hënë.

Sipas njoftimit zyrtar ai rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”. 31-vjeçari nga Peja u arrestua me qëllim ekstradimin në Kosovë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin kosovar F. K., 31 vjeç, banues në Pejë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Kosovë”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›