I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet i riu nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Një 28-vjeçar nga Kosova, është arrestuar në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përkatësisht në Bllacë.
Kjo u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, por pa specifikuar detaje shtesë rreth këtij operacioni.
Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L. (28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit. I njëjti është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, kanë njoftuar nga MPB-ja maqedonase.