E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari nga Kazakistani

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Kazakistan.

Policia njofton se në kuadër të operacionit policor të koduar “Fugitive” është bërë i mundur arrestimi në bulevardin “Gjergj Fishta”, i shtetasit nga Kazakistani, A. T., 26 vjeç.

Ky shtetas u arrestua me qëllim ekstradimin në Kazakistan, pasi Gjykata për Hetimet Speciale e Almaty, Kazakistan, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”,  parashikuar nga Kodi Penal i Kazakistanit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Kazakistanit, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›