I shpallur në kërkim nga drejtësia belge për trafik droge, arrestohet në Gjermani 25-vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga policia belge, është arrestuar mrbëmjen e së shtunës nga policia gjermane gjatë hyrjes së Waidhaus.
I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej si trafikant droge dhe anëtar i një grupi kriminal.
Gjatë ndalimit nga policia 25-vjeçari shqiptar ju ka paraqituir oficerëve të policisë një leje qendrimi në Gjermani, por që rezultoi të ishte e skaduar.
Policia federale arrestoi të kërkuarin, e solli para gjykatësit hetues në Gjykatën e Qarkut Weiden dhe më pas ia dorëzoi gjyqësorit në Nuremberg. Atje ai tani është në pritje të ekstradimit në Belgjikë.