E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim si autor i 5 vjedhjeve, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë! Kishte marrë para dhe sende me vlerë në biznese të ndryshme

Një 50-vjeçar, i akuzuar dhe i shpallur në kërkim si autor i 5 vjedhjeve në qytetin e Vlorës, ka rënë në prangat e Policisë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ky person dyshohet se gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026 ka vjedhur shuma parash, portofol, laptop dhe celular në disa biznese të ndryshme.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Vlorë finalizoi operacionin për kapjen e shtetasit A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve tetor dhe nëntor, 2026, në qytetin e Vlorës, ka vjedhur shuma parash, portofol, laptop dhe celular në subjekte/shtetasve të ndryshëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›