Vlorë/ Iu gjetën 12 kg kanabis në banesë, arrestohet 49-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 49-vjeçar, banues të fshatin Bishan të Vlorës, ka rënë në prangat e Policisë, pasi më herët ishte shpallur në kërkim, pasi në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 6 bimë Cannabis.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se kontrollet në banesën e tij ishin kryer në 31 tetor 2026, ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, finalizoi operacionin për kapjen dhe ndalimin e shtetasit Y. D., 49 vjeç, banues në Bishan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, më datë 31.10.2026, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 6 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

