E Diel, 1 Nëntor 2026

I vuri flakën katit të parë të një subjekti privat, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Sipas policisë, shtetasi B.B., banues në Vlorë, dyshohet se më 11 nëntor 2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, i ka vënë zjarrin katit të parë të një subjekti privat.

Pas hetimeve disa mujore, policia bëri të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më 13 janar 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›