E Martë, 3 Nëntor 2026

IKMT: Në Theth u shemb një objekt dykatësh i ndërtuar pa leje

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit informoi sot se në Theth u shemb një objekt dykatësh i ndërtuar pa leje, me strukturë beton-arme.

Në një postim në rrjetet sociale IKMT theksoi se “aksioni për mbrojtjen e zonave të mbrojtura vijon pa ndërprerje. Qëllimi mbetet i pandryshuar: ndalimi i ndërtimeve të paligjshme dhe ruajtja e natyrës”.

Më herët IKMT informoi se është bërë prishja e 9 vilave me konstruksion druri dhe platforma betoni.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, IKMT përfundoi prishjen e 11 vilave dhe 8 platformave prej betoni/arme dhe konstruksioni druri, gjithashtu të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›