LONDËR – Macron: Evropianët nuk do ta braktisin kurrë Ukrainën

LONDËR, 8 korrik /ATSH/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se evropianët nuk do ta braktisnin kurrë Ukrainën – gjatë një fjalimi në parlamentin britanik, sipas “The Guardian”.
“Përballë kërcënimeve të reja dhe aleancave që hezitojnë – marrëdhënia franko-britanike mbetet e rëndësishme për të ardhmen e Evropës”, theksoi Macron.
Duke folur në ditën e parë të vizitës së tij shtetërore në BM, Macron foli për një përgjegjësi të përbashkët – për të zgjidhur emigracionin e parregullt në kanalin e La Manshit.
“Nuk mund të lejojmë që rregullat e vendeve tona për pritjen e emigrantëve – të shpërfillen nga rrjete kriminale që shfrytëzojnë në mënyrë cinike shpresat e kaq shumë individëve, me kaq pak respekt për jetën njerëzore”, tha presidenti francez.
Duke e quajtur vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja “thellësisht të keqardhur” – Macron nguli këmbë se BM-ja, edhe jashtë bllokut kishte një rol të rëndësishëm për të luajtur në ofrimin e udhëheqjes politike për Evropën.
Macron, gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e “varësisë së tepërt” të Evropës nga SHBA-ja dhe Kina.
Ai bëri thirrje që kontinenti të ngrihej për të mbrojtur modelin e tij demokratik dhe paralajmëroi për ndikimin shkatërrues të platformave të medieve sociale. /Ad.Ab./ /a.i/