E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri irlandez i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, takime në Tiranë

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpriti një delegacion të kryesuar nga ministri irlandez i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, i shoqëruar nga ambasadorja e Irlandës në Athinë, Ciara O’Floinn dhe ekipet e tyre.

Vizita përfshiu një takim midis delegacionit irlandez dhe aktorëve kyç shqiptarë të angazhuar në projektin e Prezencës “Forcimi i kapaciteteve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, financuar nga qeveritë e Irlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë dhe Italisë. Ministri zhvilloi, gjithashtu, një takim të veçantë me Kryetarin e Prezencës, ambasadorin Michel Tarran.

Përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe OJQ-të që ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë për viktimat e trafikimit ndanë informacion mbi situatën aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.

Ata paraqitën prioritetet kryesore, sfidat e vazhdueshme dhe progresin e arritur përmes bashkëpunimit të përforcuar ndërinstitucional, duke theksuar rezultatet konkrete të arritura falë veprimtarive të projektit për rritjen e kapaciteteve.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›