E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT nis prishjet e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Sarandë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Inspektoratin Vendor dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka ndërhyrë sot në Bashkinë e Sarandës për të goditur paligjshmërinë dhe për të mbrojtur hapësirat publike.

Prishjet kanë nisur në njësinë administrative të Ksamilit dhe do të vijojnë edhe ditën e nesërme në qytetin e Sarandës.

Në total parashikohet shembja e 10 objekteve të ndërtuara pa leje, mes të cilave struktura betoni, metalike dhe druri.

Objektet janë konstatuar pa dokumentacionin përkatës dhe në shkelje të ligjit. IKMT ka ndjekur procedurat ligjore dhe ka marrë masat administrative përkatëse për secilin rast.

Ky aksion është pjesë e fushatës së vazhdueshme të institucioneve për të garantuar respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e hapësirave publike në zonat turistike të vendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›