E Martë, 3 Nëntor 2026

INSTAT: Eksportet e mallrave arritën vlerën 168 miliardë lekë në janar-maj

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë shënuar rritje në pjesën e parë të këtij viti.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se në periudhën janar-maj 2025 eksportet kapën vlerën e 168 miliardë lekëve duke shënuar një rritje me 2,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,3 % dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0,8%, ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6% dhe  “Produkte kimike dhe plastike” 0,7%.

Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 74,1 %, Greqia dhe Gjermania Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Shkëmbimet tregtare për pesëmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›