Porti i Durrësit, përpunohen 7 anije me mbi 24 mijë tonë mallra

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Në portin e Durrësit, më i madhi në vend, po përpunohen 7 anije me 24.320 tonë mallra dhe 737 kontejnerë.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 3 anije me 9.933 tonë mallra dhe 727 kontejnerë janë në përpunim dhe 3 anije me 9.341 tonë mallra janë në radën portuale.
Sipas APD-së, një anije me 5.042 t mallra është në pritje për t’u përpunuar gjatë orëve në vijim.
Në periudhën janar–prill të këtij viti Porti i Durrësit përpunoi 1.2 milionë tonë mallra, duke shënuar një rritje prej 7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky rezultat reflekton efikasitetin e përmirësuar operativ dhe kërkesën në rritje të tregut për shërbime të transportit detar nga porta kryesore detare e vendit.
1 nga 6/k.s/j.p/