E Hënë, 2 Nëntor 2026

INSTAT dhe ASPA, bashkëpunim për trajnimin e nëpunësve në fushën e statistikave zyrtare

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim zhvillimin e kapaciteteve të nëpunësve të administratës publike në fushën e statistikave zyrtare, përmes organizimit të trajnimeve të integruara dhe programeve të përbashkëta formuese.

Marrëveshja u firmos nga drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli dhe kreu i ASPA, Oltjon Muzaka.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet angazhohen në bashkërendimin e burimeve dhe ekspertizës për zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fushën e statistikave, hartimin e kurrikulave të dedikuara për tematika statistikore për administratën publike, si edhe organizimin e trajnimeve për rritjen e kapaciteteve të nëpunësve publikë dhe individëve të tjerë jashtë shërbimit civil.

Ky bashkëpunim synon të forcojë aftësitë profesionale të administratës publike, duke përmirësuar njohuritë dhe përdorimin e statistikave zyrtare në procesin e vendimmarrjes, si dhe të rrisë transparencën dhe efikasitetin në shërbimin publik. /j.p/

1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›