E Hënë, 2 Nëntor 2026

IPARD III, Shqipëria përparon me përgatitjet për riakreditimin e programit

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Shqipëria po vijon përgatitjet për riakreditimin e menaxhimit të Programit IPARD III, ndërsa institucionet përgjegjëse po punojnë për përmbushjen e detyrimeve që lidhen me kapitujt e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe peshkimit në procesin e integrimit europian.

Këto çështje u diskutuan në mbledhjen e katërt të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD III, ku morën pjesë përfaqësues të Komisionit Europian, Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, strukturave zbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, theksoi se fokusi i diskutimeve ishte ecuria e përmbushjes së detyrimeve për Kapitujt 11, 12 dhe 13 të negociatave me Bashkimin Europian, si dhe hapat e mëtejshëm për modernizimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e zonave rurale.

Sipas Sallës, Programi IPARD mbetet një nga instrumentet kryesore mbështetëse për rritjen e konkurrueshmërisë së fermave dhe industrisë agropërpunuese, duke nxitur investimet, përmirësimin e standardeve dhe forcimin e sigurisë ushqimore.

Ai vlerësoi se krahas mbështetjes së ofruar nga fondet e Bashkimit Europian, edhe Skema Kombëtare 2026 dhe Instrumenti i Garancisë Sovrane po krijojnë më shumë mundësi financimi për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.

1 nga 5

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›