E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Të paktën 3 375 të vrarë në sulmet izraelito-amerikane

TEHERAN, 20 prill /ATSH-DPA/- Të paktën 3 375 persona janë vrarë në bombardimet izraelite dhe amerikane në Iran, sipas shifrave zyrtare të shefit të mjekësisë ligjore në vend.

Kreu i organizatës së mjekësisë ligjore të Iranit, Abbas Masjedi Arani tha se shifra përfaqësonte viktima të konfirmuara, citoi portali i lajmeve “Jamaran”.

Sipas kreut të Organizatës së Mjekësisë Ligjore, të vdekurit përfshijnë 496 gra dhe 383 fëmijë dhe të mitur.

Numri më i lartë i viktimave u regjistrua në Teheran, si dhe në Isfahan dhe provincën bregdetare të Provincës Hormozgan.

Aktivistët raportuan më shumë se 3 000 vdekje, disa javë më parë bazuar në llogaritjet e tyre.

Grupi i të drejtave të njeriut “Hengaw” me seli në Norvegji, tha së fundmi se të paktën 7 650 persona janë vrarë, përfshirë 1 030 civilë, që nga fillimi i sulmeve ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt.

Një armëpushim dyjavor ka qenë në fuqi që nga 8 prilli. Shifrat e viktimave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›