E Diel, 1 Nëntor 2026

PEKIN – Kina kritikon sulmin e SHBA-së në Hormuz, bën thirrje për vetëpërmbajtje

PEKIN, 20 shkurt /ATSH-DPA/- Kina ka kritikuar sulmin e SHBA-së ndaj një anijeje kontejnerësh me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi dhe të mbështesin marrëveshjen e armëpushimit.

“Jemi të shqetësuar për përdorimin e forcës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër anijeve përkatëse”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun.

“Kina shpreson që të gjitha palët do të veprojnë me përgjegjësi dhe do t’i përmbahen armëpushimit”, shtoi ai.

Reagimi i Kinës erdhi pas sulmit dhe sekuestrimit te një anijeje mallrash iraniane në Detin Arabik nga Marina Amerikane të dielën, e cila u përpoq të kalonte bllokadën amerikane të ngushticës aty pranë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, gjatë fundjavës tha se ishte gati të rifillonte negociatat në Islamabad këtë javë, por Ministria e Jashtme iraniane këmbënguli sot se nuk kishte plane për t’u takuar me SHBA-në.

“Kina u bën thirrje palëve të shfrytëzojnë “dritaren për paqe” dhe të krijojnë kushte për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Guo. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›