E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN- Izraeli godet seli të sigurisë në Teheran

TEL AVIV/ TEHERAN/, 4 mars /ATSH/ – Izraeli ka deklaruar se ka goditur seli të sigurisë në zona të ndryshme të Teheranit, ndërsa sulmet ajrore ndaj Iranit vazhdojnë., sipas BBC.

Paralelisht, ushtria izraelite po kryen goditje edhe në Liban dhe ka paralajmëruar sërish banorët e jugut të Bejrutit që të evakuohen.

Sipas organizatës  “Human Rights Activists News Agency”, me qendër në SHBA, të paktën 1 097 civilë janë vrarë në Iran që nga nisja e sulmeve amerikano-izraelite të shtunën.

Një dron iranian goditi konsullatën amerikane në Dubai, ndërsa një raketë iraniane goditi një bazë amerikane në Katar.

Ndërkohë, një anije e marinës iraniane po fundoset pranë Sri Lankës, ndërsa marinarët po shpëtohen. Shkaku i incidentit nuk dihet ende.

Në të njëjtën kohë, Britania e Madhe ka konfirmuar detajet e një fluturimi riatdhesimi nga Omani, i cili do të niset nga Muskat në orën 23:00 sipas kohës lokale. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›