E Martë, 3 Nëntor 2026

ITALI – Asgjë e re nga raundi i fundit i bisedimeve bërthamore Iran-SHBA

ROMË, 23 maj /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë përfunduar një raund tjetër negociatash mbi programin bërthamor iranian pa ndonjë përparim.

“Bisedimet në Romë, të ndërmjetësuara nga Omani, përfunduan pas rreth tre orësh”, postoi sot ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi në X.

“Raundi i pestë i bisedimeve Iran-SHBA ka përfunduar sot në Romë me njëfarë progresi, por jo përfundimtar,” shkroi al-Busaidi.

“Shpresojmë të sqarojmë çështjet e mbetura në ditët në vijim, për të na lejuar të ecim drejt qëllimit të përbashkët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe të ndershme”, shtoi ai.

Bisedimet e fundit shënuan raundin e pestë të negociatave midis Uashingtonit dhe Teheranit.

SHBA-ja kohët e fundit kërkoi që qeveria iraniane të ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit, të cilin Uashingtoni e sheh si një masë të nevojshme për të parandaluar zhvillimin e përhershëm të armëve bërthamore nga Irani.

Teherani e refuzon këtë, por është i gatshëm të kufizojë përsëri programin e tij bërthamor – të cilin thotë se është tërësisht për përdorim civil – dhe të lejojë kontrolle më të rrepta.

Ekspertët e shohin këtë pikë qendrore të mosmarrëveshjes si çështjen vendimtare nëse bisedimet do të dështojnë apo jo./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›