E Diel, 1 Nëntor 2026

ITALI – Dhjetëra familje të evakuara nga moti i keq në Katania

KATANIA, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Dhjetëra familje janë evakuar në qytetin e Katanias, i goditur ditët e fundit nga një valë e dhunshme e motit të keq, e shkaktuar nga cikloni ”Harry”, i cili, për fat të mirë, nuk shkaktoi viktima.

Zonat më të prekura janë vijat bregdetare të ”Viale Kennedy” në Plaia dhe ”Ruggero di Lauria” dhe ”Artale Alagona” në Ognina, fshati bregdetar i San Giovanni Li Cuti dhe rrugët përreth.

Stuhitë e forta shkatërruan barrierat mbrojtëse, sollën mbeturina dhe sasi të mëdha rëre.

Forca shkatërruese e detit në bregdet u ngadalësua vetëm rreth orës 03:00.

Dhjetëra familje dhe njerëz u evakuan nga shtëpitë e tyre në fshatrat bregdetare të La Plaias, një zonë ku përrenjtë e tejmbushur Buttaceto dhe Acquicella shkaktuan përmbytje rrugësh, ndërsa lumi Simeto tejkaloi nivelet e sigurisë në disa seksione duke përmbytur zonat fqinje./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›