E Diel, 1 Nëntor 2026

PARIS – Franca propozon manovra ushtarake të NATO-s në Groenlandë

PARIS, 21 janar /ATSH-DPA/ –  Franca po kërkon manovra të të NATO-s në Groenlandë  dhe është e gatshme të marrë pjesë në një veprim të  tillë, thanë sot burime nga presidenca.

Sipas tyre, një manovër e NATO-s është e nevojshme, pasi siguria e rajonit të Arktikut duhet të merret seriozisht.

Danimarka ka kërkuar një prani të përhershme të NATO-s në ishull, raportoi agjencia daneze e lajmeve, Ritzau.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se NATO ka rritur praninë e saj në detin Baltik dhe në shtetet baltike dhe kjo mund të shërbejë si model për Groenlandën.

Danimarka dhe Groenlanda kishin propozuar më parë një mision të NATO-s në Arktik.

Javën e kaluar, ushtarë ndërkombëtarë, përfshirë nga  Gjermania dhe Franca, udhëtuan në Groenlandë për një vizitë disaditore të njohjes së terrenit.

Ky ishte një mision njohjeje i udhëhequr nga Danimarka dhe jo një ushtrim i NATO-s.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve javën e kaluar se nuk besonte se vendosja e trupave do të ndikonte në vendimmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump për Groenlandën./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›