SHBA – Trump paralajmëron shkatërrimin e Iranit në rast të një sulmi ndaj tij

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi sot Iranin me përdorimin e një force masive nëse do të ketë një sulm ndaj tij, i tha ai transmetuesit amerikan NewsNation.
“I gjithë vendi do të hidhet në erë”, tha ai.
Nëse i ndodh diçka, Trump tha se ka “udhëzime shumë të prera… ata do të fshihen nga faqja e kësaj toke”.
Ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me njoftimet se udhëheqja e Iranit kishte lëshuar një kërcënim me vdekje kundër tij.
Pas kërcënimeve të Trumpit dhe sulmeve personale nga udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, po rritet shqetësimi për një përshkallëzim ushtarak në rajon.
Presidenti amerikan së fundmi ka shprehur mbështetje për ndryshim regjimi në Iran.
Masoud Pezeshkian tha se çdo agresion kundër Khameneit do të përbënte një luftë në shkallë të plotë kundër kombit iranian.
Sipas aktivistëve, më shumë se 4 200 demonstrues janë vrarë në protestat e fundit masive në Iran.
Udhëheqja shtetërore fajëson elementë terroristë si dhe armiqtë e saj kryesorë, SHBA-në dhe Izraelin, për dhunën gjatë protestave./ /Ad.Ab./ a.jor.