ITALI – Dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni në autostradë

BRESHIA, 23 korrik /ATSH-ANSA/- Një avion ultra i lehtë u rrëzua në Azzano Mella, në provincën e Breshias, duke vrarë dy personat në bord.
Avioni i vogël u rrëzua pranë Corda Molle, në kryqëzimin e autostradës që lidh A4 dhe A21.
Mbetjet e avionit dëmtuan disa automjete, por nuk shkaktuan plagë të rënda te shoferët.
Aksidenti ndodhi më 22 korrik në Corda Molle, kryqëzimin e autostradës që lidh A4 dhe A21, në Breshia.
Sergio Ravaglia, një avokat 75-vjeçar milanez, dhe partnerja e tij, Anna Maria De Stefano, 50 vjeç vdiqën pasi u ngritën nga pista në Gagnano Trebbiense, në zonën e Piacenzës.
Avioni shpërtheu në flakë menjëherë pasi goditi autostradën. //a.i/