ITALI – Një pjesë e kraterit të Etnës shembet, re kilometrike

KATANIA, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Një pjesë e kraterit të Etnës u shemb, treguar kjo nga niveli i dridhjes vullkanike, që mat energjinë e pranishme në kanalet e brendshme të magmës dhe e cila, sipas monitorimit nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Katanias, është në vlera të ulëta.
Një shenjë se faza e re shpërthyese e vullkanit më të lartë aktiv në Evropë mund të jetë duke mbaruar.
Sipas drejtorit të observatorit INGV Etna të Katanias, Stefano Branca “nuk kishte ndodhur që nga shkurti i vitit 2021 që të ishte regjistruar një aktivitet kaq intensiv vullkanik në Etna” dhe një episod i ngjashëm “ndodhi në vitin 2014″.
”Një fazë spektakolare, por me një nivel të kufizuar rreziku në zonën e majës së Etnës, qasja në të cilën ishte mbyllur paraprakisht për turistët dhe kureshtarët”, theksoi ai.
Reja shpërthyese, të paktën disa kilometra e lartë, ngrihet mbi Etna.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, kjo u shkaktua nga një rrjedhë piroklastike, ndoshta e prodhuar nga një shembje e materialit nga krahu verior i kraterit juglindor.
Materiali i nxehtë, nga vëzhgimet paraprake, nuk duket se ka kaluar skajin e Valle del Leone.
Në të njëjtën kohë, aktiviteti shpërthyes nga krateri juglindor është shndërruar në një burim llave.
Dridhja vullkanike ka arritur vlera shumë të larta./ a.jor.