ANKARA – Erdogan propozon sërish një samit Putin-Zelensky-Trump në Turqi

ANKARA, 2 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti turk Recep Tajip Erdogan propozoi një samit midis presidentit rus Vladimir Putin, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump, që mund të zhvillohet në Stamboll ose në Ankara.
“Dëshira ime më e madhe (…) është të bashkoj Putinin dhe Zelenskyn në Stamboll ose Ankara dhe ta sjell (Donald) Trumpin në mesin e tyre. Nëse ata bien dakord, unë do t’u bashkohem atyre për ta bërë Stambollin një qendër paqeje”, tha ai pas një takimi të dytë midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll.
Kreu i shtetit e konsideroi mbajtjen e “këtij takimi në vetvete një sukses, pas ngjarjeve të djeshme”, duke iu referuar në veçanti sulmit të guximshëm me dron të Kievit në aeroportet ushtarake, në thellësi të territorit rus.
Ky operacion, i paprecedentë që nga fillimi i konfliktit, shënjestroi katër aeroporte ushtarake ruse dhe goditi disa dhjetëra avionë, përfshirë bombardues strategjikë, deri në Siberi, larg frontit, sipas shërbimeve ukrainase të sigurisë, SBU./ /os/