E Martë, 3 Nëntor 2026

ITALI – Takim Trump-Zelensky në Romë

ROMË, 26 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij amerikan Donald Trump u takuan shkurtimisht në Romë sot, në prag të funeralit të papa Françeskut, njoftoi presidenca ukrainase, disa orë pasi presidenti i Shtëpisë së Bardhë siguroi se Kievi dhe Moska ishin “shumë afër një marrëveshjeje”.

“Takimi u zhvillua dhe ka mbaruar tashmë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i presidentit ukrainas, Sergei Nykyforov, pa dhënë detaje të mëtejshme.

”Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, patën një takim shumë produktiv në prag të funeralit të papa Françeskut në Romë të shtunën”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Trump dhe Presidenti Zelensky u takuan privatisht sot dhe patën një diskutim shumë produktiv. Më shumë detaje rreth takimit do të vijnë më pas”, tha Steven Cheung, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›