ITALI – Tërmet me magnitudë 5,9 ballë Rihter në brigjet e Kampanias

ROMË, 10 mars /ATSH-ANSA/- Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë Rihter është raportuar në brigjet e Kampanias, Itali.
Njoftimet në stacionin hekurudhor, “Termini” raportojnë gjithashtu ndryshime dhe anulime.
Më 10 mars 2026, në orën 00:03 sipas orës italiane, ka ndodhur një tërmet me magnitudë ML 5.9 në brigjet e rajonit Kampania.
Ngjarja sizmike, sipas asaj që raporton Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, është lokalizuar në një thellësi jashtëzakonisht të madhe, rreth 414 kilometra, shumë më poshtë se thellësitë e zakonshme sizmogjenetike të tërmeteve në Itali, të cilat ndodhin kryesisht në koren e sipërme të Tokës.
Tërmeti në zonën flegreane po shkakton vonesa në rrjetin hekurudhor që kalon në veri të Napolit.
Trenat që kalojnë përmes Salernos dhe Napolit Qendror në drejtim të veriut po qarkullojnë aktualisht me vonesa nga 25 deri në 100 minuta.
Njoftimet në stacionin “Termini” raportojnë vonesa, ndryshime dhe anulime. //a.i/