E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë mjekë të rinj në Spitalin e Vlorës, në shërbim të pacientëve me profesionalizëm

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Spitalet publike në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, duke sjellë energjinë që i bashkohet profesionalizmit të stafeve ekzistuese.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se një grup mjekësh të rinj të Spitalit Rajonal të Vlorës, janë pranë pacientëve çdo ditë duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe energji.

Me rihapjen në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Përgjatë viteve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka zbatuar një mekanizëm transparent dhe meritokratik të portalit “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e mjekëve dhe infermierëve.

Punësimi i mjekëve dhe infermierëve të rinj plotëson nevojat në specialitete të ndryshme në spitalet rajonale dhe bashkiake.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›