E Hënë, 2 Nëntor 2026

IZRAEL – Katz: Hamasi do të paguajë shtrenjtë për sulmin ndaj ushtarëve izraelitë

TEL AVIV, 28 tetor /ATSH-DPA/- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz paralajmëroi Hamasin se do të paguajë “shtrenjtë” për sulmin ndaj ushtarëve izraelitë në Gaza dhe shkeljen e një marrëveshjeje për kthimin e pengjeve të vdekur, tha zyra e tij.

Katz tha se sulmi i sotëm i militantëve në Gazën jugore kishte kaluar “vijën e kuqe të dukshme” dhe se ushtria izraelite do të përgjigjej me “forcë të madhe”.

“Hamasi do të paguajë shumëfish për sulmin ndaj ushtarëve dhe për shkeljen e marrëveshjes për kthimin trupave të pengjeve”, shtoi ai.

“Kanali 12” i Izraelit raportoi se palestinezët kishin sulmuar sot në mëngjes ushtarët në Rafah.

Pak kohë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të kryente sulme të menjëhershme “të fuqishme”, duke testuar armëpushimin në fuqi që nga 10 tetori.

Zemërimit në Izrael i shtohet edhe dështimit të Hamasit për të dorëzuar trupat e 13 pengjeve të mbetura në Gaza. / /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›