IZRAEL – Ushtria sulmon pozicionet e Hezbollahut në Libanin lindor

BEJRUT/TEL AVIV, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte sulmuar pozicionet e Hezbollahut në Liban.
”Avionët luftarakë goditën pozicione ushtarake në luginën lindore Bekaa, të cilën milicia e mbështetur nga Irani i përdorte për qëllime stërvitjeje”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
“Komplekset ushtarake që u goditën u përdorën nga organizata terroriste Hezbollah për trajnimin dhe ushtrimin e terroristëve për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundër trupave të IDF dhe shtetit të Izraelit”, deklaroi IDF.
“Si pjesë e ushtrimeve dhe trajnimit të terroristëve në këto vende ushtarake, terroristët kryen stërvitje për luftime me armë zjarri dhe përdorimin e armëve të ndryshme”, shtoi ajo.
Ushtria izraelite tha se “magazinimi i armëve dhe aktivitetet e organizatës terroriste Hezbollah në këto vende përbëjnë një shkelje të hapur të mirëkuptimit midis Izraelit dhe Libanit”.
Burime libaneze të sigurisë thanë se avionët luftarakë izraelitë kryen sot më shumë se 10 sulme në disa vende lindore./ /Ad.Ab./