E Diel, 1 Nëntor 2026

Ide inovative për të provuar suksesin – Egnant Elmazi, i riu nga Ksamili që rulotin e ka kthyer në floktore

I riu Egnant Elmazi nga Ksamil ka 7 vite që ka zgjedhur të ndjekë pasionin e tij si berber. Që në fillim ai ndoqi një kurs profesional për të mësuar zanatin dhe më pas nisi të punojë me përkushtim në këtë fushë, duke e kthyer në profesionin e tij të përditshëm.

“kam gati 7 vite që kam nisur si berber, kam bërë një kurs rreth 6 muaj. Ka qenë pasioni im dhe e ndjek”, u shpreh ai.

Dikur ai punonte në berberhanet e zonës, ndërsa prej gati dy vitesh ka hapur biznesin e tij. 25 vjeçari ka sjell një risi të veçantë në zonë duke e kthyer një rulotë në berberhane e cila po tërheq vëmendjen si nga vendasit, ashtu edhe nga turistët e shumtë që vizitojnë zonën gjatë sezonit turistik.

“Shumë njerëz vijnë edhe për të bërë foto se i duket diçka e veçantë”, tha berberi.

Historia e Egnant Elmazit është një dëshmi se ideja, guximi për të inovuar dhe përkushtimi në punë mund të sjellin një ndryshim të dukshëm në komunitet, duke e bërë një shërbim të thjeshtë  një eksperiencë moderne dhe tërheqëse për të gjithë.

Gazetare B. Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›