E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën nga qeveria, ja komisionet parlamentare ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Gjatë seancës së nesërme parlamentare do të bëhen me dije edhe disa ndryshime mes anëtarëve të komisioneve parlamentare.

Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë, ndërsa Pirro Vëngu pritet të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Kujtojmë se, Elisa Spiropali u shkarkua si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj u emërua Ferit Hoxha.

Kurse Pirro Vëngu u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes dhe vendin e tij e zuri Ermal Nufi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›