Imazhet spektakolare të Tokës nga ekuipazhi i Artemis II

NASA ka publikuar imazhet e para me rezolucion të lartë të Tokës, të marra nga ekuipazhi i misionit Artemis II, ndërsa anija kozmike Orion ndodhet në gjysmën e rrugës mes Tokës dhe Hënës. Komandanti i misionit, Reid Wiseman, realizoi këto pamje “spektakolare” pasi ekuipazhi përfundoi manovrën e fundit të motorit që i vendosi në trajektore drejt Hënës.
Sipas NASA-s, Orion ndodhet aktualisht rreth 228,500 km nga Toka dhe 132,000 milje nga Hëna. Djegia e motorit e nxori anijen nga orbita e Tokës, duke i hapur rrugën katër astronautëve të udhëtojnë mbi 200,000 milje drejt Hënës.
Ky mision shënon herën e parë që nga viti 1972 që njerëzit udhëtojnë jashtë orbitës së Tokës. Artemis II do të kalojë rreth anës së largët të Hënës më 6 prill, ndërsa kthimi në Tokë është planifikuar për 10 prill.
Programi Artemis synon rikthimin e njeriut në Hënë dhe përgatitjen për misione të ardhshme drejt Marsit, duke hapur një kapitull të ri në eksplorimin hapësinor.
/rtsh.al/