E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova pa president, Osmani dorëzon detyrën tek Kryetarja e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të dorëzojë detyrën pas përfundimit të mandatit të saj 5-vjeçar, teksa vendi ndodhet përballë një faze tranzicioni institucional, derisa të caktohet kreu i ri i shtetit.

Këtë të shtunë në orën 16:00, presidentja Osmani do t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ceremonia e dorëzim-pranimit do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes, sipas njoftimit të Presidencës.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatën për mediat.

Me këtë akt, Albulena Haxhiu do të ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nga Kuvendi. Sipas Kushtetutës, ushtruesi i detyrës mund ta mbajë këtë post për një periudhë jo më të gjatë se 6 muaj. Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›