E Diel, 1 Nëntor 2026

Importi i makinerive dhe pajisjeve arrin 206,8 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

  1. TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Instituti i Statistikave njoftoi se për 11-mujorin e këtij viti importi i pajisjeve dhe makinerive shënoi rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Importet e kësaj kategorie rezultojnë 206,8 miliardë lekë, 10 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Kina dhe Turqia ishin partnerët kryesorë me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie. Gjithsej nga Italia u importuan 35,7 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Nga Kina u importuan 53 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa nga Turqia u importuan 11, miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Fluksi hyrës i IHV-ve në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Pavarësisht situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, sërish Shqipëria paraqet interes për investitorët e huaj.

Për 9-mujorin 2025, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 1.208 miliardë euro, shifër kjo 4.4% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fokusi për zhvillimin e ekonomisë shqiptare do të mbetet tërheqja e investimeve të huaja direkte me prioritet në sektorët ku ekonomia shqiptare ka potencial të pashfrytëzuar si në aspektin e burimeve natyrore, ashtu dhe në zhvillimin e sektorëve që ende nuk janë duke performuar me potencialin e tyre të plotë.

Të tillë sektorë janë sektori i energjisë së rinovueshme, sektori i turizmit, sektori i agrobiznesit, sektori i infrastrukturës dhe ai i shërbimeve. j.p

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›