Inovacioni në arsimin ushtarak, Kingji: Dija dhe kërkimi, thelbësore për modernizimin e FA

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Akademia e Forcave të Armatosura zhvilloi sot konferencën shkencore me temë “Inovacioni dhe kërkimi shkencor në arsimin e lartë ushtarak”, në bashkëpunim me Universitetin “Luarasi”.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se në kushtet e një mjedisi të sigurisë gjithnjë e më kompleks, roli i dijes, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimeve akademike kanë rëndësi të veçantë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Kjo konferencë rikonfirmoi angazhimin për të ndërtuar një sistem arsimor ushtarak bashkëkohor, të lidhur ngushtë me zhvillimet strategjike, teknologjike dhe operacionale të kohës, theksoi më tej Kingji.
1 nga 8/gj.m/