Integrim i studentëve në tregun e punës/ RTSH pjesëmarrëse në Panairin e Karrierës, të rinjtë të interesuar për median

Në një kohë kur integrimi i studentëve në tregun e punës mbetet ende një sfidë e shoqërisë, një mozaik stendash ofrojnë një alaternativë të dobishme për mjaft të rinj. UET në bashkëpunim me shumë kompani në vend pjesëmarrëse në Panairin i Karrierës kësaj here vjen me risi, ndërsa media është një medium po aq i rëndësishëm. Stendës pjesëmarrëse të RTSH iu drejtuan mjaft të rinj të interesuar.
“Kur pashë që televizioni i RTSH-së është këtu, pse jo një nga televizionet më të mëdha të Shqipërisë? Pse jo mos marr pjesë tek televizioni kombëtar?”, shprehet e reja.
“Jam i interesuar sepse kjo vjen edhe për shkak të profilit tim, sepse unë kam mbaruar studimet për aktrim dhe regji, kështu që normalisht dhe natyrisht më vjen të paraqitem njëherë tek RTSH-ja, ose të gjejmë diçka të përbashkët: çfarë më ofron mua RTSH-ja dhe çfarë mund t’i ofroj unë RTSH-së. Emisionet edukative, emisione ku flasim për tema sociale, për debate sociale, për tema që ne realisht na prekin, dhe për këtë doja të isha i interesuar”, tha një tjetër.
Krijimi i laboratorit medaiatik vjen si risi e këtij viti.
“Është hera e parë që ne krijojmë një laborator mediatik të mirëfilltë, me podkastin e vet si një platformë të re komunikimi, të menaxhuar, të drejtuar, të ideuar dhe të konceptuar në bashkëpunim me departamentin e komunikimit dhe me studentët e këtij departamenti, por edhe më gjerë në universitet.
Studentë të degëve të ndryshme, që nga arkitektura, IT-ja dhe gazetaria, kanë mundësinë të kryejnë praktikat e tyre profesionale brenda institucionit, ashtu si edhe të bashkëpunojnë me partnerë të tjerë mediatikë. Kjo sjell një perspektivë të re në mjedisin universitar, ku studenti përfshihet që në auditor në punë profesionale të mirëfillta me impakt publik.
Për shembull, ky laborator, laboratori Diturium, ka rrjetet e veta sociale, kanalet e veta në platforma të ndryshme dhe mundësinë që të realizojë një podkast të mirëfilltë me figura publike, me studentët ndërmjet njëri-tjetrit, si edhe të shërbejë si hapësirë praktike për studentët e regjisë, studentët e aktrimit, studentët e kantos, si dhe studentët e gazetarisë, të multimedias dhe të marrëdhënieve publike”, tha Prof. Dr. Belina Budini, Dekane, UET.
Një rrjeti i gjerë njohjesh është një nga efektet më të shpejta pozitive të këtyre panaireve, fryt i punës së shumë prej aktorëve.
“Sfida e integrimit të studentëve në tregun e punës është një sfidë e madhe e shoqërisë. Mendoj që konteksti i zhvillimeve të sotme që po ndodhin në tregun e punës ka krijuar një dinamikë të re për të gjithë aktorët shoqërorë.
Në qoftë se ne nuk ndërveprojmë të gjithë së bashku, pra politikëbërja nga njëra anë, politikat e qeverisë, komuniteti i biznesit dhe bota akademike, është shumë e vështirë që ne të zhvillojmë atë që është aseti më i çmuar i shoqërisë.
Krijimi i pasurisë së kombeve nuk mbështetet vetëm tek burimet e natyrës. Pasuria më e rëndësishme, siç e thotë një filozof, është njeriu. Janë burimet njerëzore”, tha Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa, President i UET.
Organizmi i panaireve të punës në ambientet e universiteteve ka ardhur për shumë vite në një mënyrë tradicionale. Dinamika e ditëve të sotme imponon një koncept të ri të këtyre organizimeve.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/