Fluturimi i fishekzjarrëve mbi stadium detyruan gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të një incidenti të çuditshëm piroteknik në stadiumin De Kuip në Roterdam.
Nerazzurrët morën një fitore të madhe 3-0 në udhëtim te Feyenoordi, në një ndeshje pa histori për holandezët.
Megjithatë, tifozët e tyre arritën të lënë gjurmë duke ndërprerë përkohësisht ndeshjen, kur rezultati ishte 0-3.
Incidenti ndodhi në minutën e 70-të. Fishekzjarrët sinjalizuese të hedhura jashtë fluturuan mbi stadium, por ranë edhe në çatinë e stadiumit dhe u dogjën aty.
Gjyqtari e ndaloi ndeshjen për sigurinë e lojtarëve dhe spektatorëve në mënyrë që fishekzjarrët të mund të hiqeshin nga fusha.
Sipas gazetarit italian Tancredi Palmeri, i cili filmoi incidentin, fishekzjarrët u hodhën nga tifozët e Feyenoordit jashtë stadiumit pasi skuadra e tyre pësoi një gol të tretë.
Videoja e incidentit tregon piroteknikë të ndezur që fluturojnë drejt stadiumit dhe përfundojnë në fushë dhe në çati. Ndërprerja zgjati rreth dy minuta, pas së cilës ndeshja vazhdoi. /Telegrafi/