E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Yamal shkruan historinë në Ligën e Kampionëve, kalon Mbappen dhe bëhet adoleshenti me më shumë gola

Lamine Yamal ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve, duke u bërë adoleshenti me më së shumti gola të shënuar në historinë e këtij kompeticioni dhe duke lënë pas Kylian Mbappen.

Ylli i Barcelonës realizoi në fitoren 3-0 ndaj Aston Villas, duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e shtatë të ndeshjes së zhvilluar në Camp Nou.

Me këtë gol, 19-vjeçari e çoi në 14 numrin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve para se të mbushte 20 vjet, duke kaluar Mbappen, i cili kishte realizuar 13 gola në këtë garë gjatë adoleshencës së tij, me fanellat e Monacos dhe Paris Saint-Germainit.

Ky është një tjetër sukses individual për talentin spanjoll, i cili në tetor ishte bërë lojtari më i ri që arrinte shifrën e 25 golave të përfshirë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dhe asistuar në përballjen me Galatasarayn.

Yamal po kalon një sezon mbresëlënës, pasi goli ndaj Aston Villas ishte i 13-ti në 15 paraqitje në të gjitha garat. Përveç golave, ai ka regjistruar edhe 11 asistime këtë sezon.

Në fitoren ndaj Aston Villas shkëlqeu edhe Raphinha, i cili realizoi dy gola, duke vulosur triumfin e Barcelonës.

Lajme të Sugjeruara

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, në fushë zbresin Real Madridi, Liverpooli dhe City

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, në fushë zbresin Real Madridi, Liverpooli dhe City

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it! Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën, kapiteni grumbullohet sërish me “Helvetët”

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it! Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën, kapiteni grumbullohet sërish me “Helvetët”

Jashtë fushe që nga dëmtimi në Kupën e Botës, Saliba rikthehet në stërvitje me Arsenalin

Jashtë fushe që nga dëmtimi në Kupën e Botës, Saliba rikthehet në stërvitje me Arsenalin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›