E Hënë, 2 Nëntor 2026

Investimet në infrastrukturë, Balluku inspekton punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektoi punimet në njërin prej loteve të aksit të rrugës Elbasan–Rrogozhinë, e cila pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm. Aksi, që do të jetë një autostradë e tipit A, me 3 korsi në të dy drejtimet, do të lejojë lëvizjen e mjeteve me shpejtësi maksimale deri në 130 km/orë.

“Janë 6 ura, 2 prej të cilave janë 330 metra linearë. Ecuria e këtij kantieri është në 60% dhe krahasuar me të gjithë fazat e tjera, këtu kemi ecurinë më të mirë. i gjithë projekti është diku te 49%”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës tha se pritet t’i jepet zgjidhje edhe aksit Tiranë–Elbasan, në vendin në hyrje të Bradasheshit. Lidhja emergjente pritet të zgjidhet në kohë rekord, para nisjes së sezonit të ardhshëm veror.

 “Një tjetër pjesë e rëndësishme e projektit, që është pjesë e korridorit të tetë dhe që do avancohet me shpejtësi është zgjidhja që do ti japim 3 kilometrave që do t’i japim autostradës Tiranë-Elbasan. Pjesa e rreth rrotullimit të Bradasheshit duhet të përfundojë me fillimin e sezonit të ri veror. Pra deri më 1 korrik të 2026, ne duhet të kemi zgjidhur 3 kilometrat e para të Bypassit të Elbasanit”, u shpreh Balluku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›